Bayern kërkon Tah, drejtori sportiv i Leverkusen: Ofertë e papranueshme!

by Nexhat

Në mungesë të Ito që është i dëmtuar, Bayern Munich është duke menduar për të afruar një mbrojtës gjatë kësaj merkatoje.

Bayern pëlqen shumë lojtarin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane një transferim i tillë duket disi i komplikuar

banner

Në javët e fundit klubi bavarez ofroi 25 milionë euro (përfshirë bonuset) për Bayer Leverkusen, por mori një refuzim të ashpër.

Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen deklaroi se kjo ofertë nuk është e pranueshme për ta

“Nuk ka asnjë ofertë të pranueshme që i përgjigjet vlerës së lojtarit sepse Tah është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”-deklaroi Rolfes.

“Aspirinat” nuk ulen të negociojnë për më pak se 30 milionë euro, ndërsa bavarezët nga ana tjetër nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 25 milionë euro për 28-vjeçarin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy