Driton Kuka me fjalë madhështore për Akil Gjakoven

by engel

Pavarësisht se Akil Gjakova nuk arriti të ngjitet në podiumin e lojrave olimpike për të fituatr një nga medaljet, ai është lavdëruar nga trajneri i tij Driton Kuka.

Akili sipas trajnerit Kuka ishte në elementin më të mirë por në sport nga një herë fati e luan rolin e vetë!

Postimi i plotë i trajnerit Kuka:
Luftove si luan sot Akil!
Arrite gjysmëfinalen Olimpike!
Meritove medaljen por fati sishte me ne sot!
Tri fitore të mëdha,Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftes!
Pesë lufta të çmendura dhe të forta.
Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!
Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!
Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën!
Shkojmë më tutje …

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy