86
Po bëhet gati një muaj që në minierat e Trepçes nuk po punohet fare. Sipas kryetarit të sindikatës Ibrahim Jonuzi, kjo po ndodh sepse minatorët nuk i kanë marrë pagat e qershorit.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës dhe tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti. Në reagimin e tij ai rikujton premtimet e Albin Kurtit kur thoshte se kur të vjen në pushtet do ta rimëkëmbë Tepçen dhe do të kujdeset për minatorët.
Postimi i plotë:
Por ja çfarë shkruan në faqen 15 të programit të VV-së, me të cilin i kanë mashtruar qytetarët në 2021:
- Do të mundësojmë ringritjen dhe avancimin duke riparuar kapacitetet ekzistuese, duke futur teknologjinë e re dhe duke zhvilluar metalurgjinë dhe kiminë.
- Në Trepçë do ta shtojmë prodhimin e hulumtimin si dhe kualifikimin e punëtorëve. Zhvillimi i Trepçës është në mesin e hapave më të rëndësishëm për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të ndarë në dy komuna.
Pas katër vitesh në pushtet, nuk arrijnë as pagat e minatorëve t’i paguajnë me rregull. Për investime në teknologjinë e Trepçës, në metalurgji e në industrinë kimike as që bëhet fjalë.