Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (29.07.2024.)

by Merita

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, por temperaturat do të shënojnë ulje të lehta për shkak të erërave paska më freskuese nga veriu dhe verilindja.

Rrallë në ndonjë rajon pasdite mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale deri në 34 gradë Celsius në Dukagjin. Në përgjithësi temperaturat do të kenë tendencë ulje të lehta.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Do të jetë shumë nxehtë sidomos në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Temperaturat deri afër 40 gradë Celsius. Pasdite rrallë në disa zona malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Një front i ftohtë ajror që po sjellë stuhi shiu në Slloveni dhe disa pjesë tjera të Ballkanit do të shkaktojë këto ulje të lehta të temperaturave në disa nga territoret tona, por ky front i dobësuar nuk do të sjellë reshje atmosferike, prandaj ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë në disa nga viset tona kontinentale- sidomos në Kosovë, por vazhdon nxehtësia në viset tona mesdhetare./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy