Rama: Për katër netë të ‘Sunny Hill’, Prishtina jonë ishte ndryshe

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” ka arritur që të sjellë një kryeqytet ndryshe për këto katër ditë.

“Për katër netë Prishtina jonë ishte ndryshe. Emocion e kënaqësi me artistë të nivelit botëror. Rinia jonë më impresionoi edhe njëherë, me kulturën e pjekurinë e treguar.  Dhjetëra mijëra pjesëmarrës e asnjë incident i vetëm. Një rini e shoqëri shembull për gjithë botën”, ka shkruar ai në Facebook

banner

Përveç stafit të Festivalit dhe Dua Lipës, Rama ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për punën e tyre.

Sivjet “Sunny Hill” solli yje të njohur ndërkombëtarë si Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffe, DJ Snake, The Blaze, Tomy Gold, The Martinez Brotherz, Kamal dhe të tjerë

Nuk munguan as artistët vendor si: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Dhurata Dora, Yll Limani, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son.

Për herë të parë festivali u organizua në hapësirën e re në Bërrnicë të Poshtme, ku tashmë është nën shfrytëzim nga organizatorët për 99 vjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy