Shpërthimi me pasojë vdekjen në portin e Sarandës, policia zbardh ngjarjen

by Merita

Policia e Sarandës ka zbardhur arsyen e vdekjes së një 52-vjeçari në portin e Sarandës, pas shpërthimit të një lënde plasëse në 24 qershor.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit”, lexohet në njoftimin e policisë.

banner

Për këtë ngjarje është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy