Bella Hadid reagon pas kritikave për bashkëpunimin me Adidas

by Merita

Duket se bashkëpunimi i modeles Bella Hadid me markën Adidas ka shkaktuar jo pak “turbullira” virtuale, për shkak të modelit të atleteve të viteve ’70, të prezantuara si koleksion i veçantë për Lojërat Olimpike.

Bella u zgjodh si imazhi promovues i kësaj marke, por me siguri që as vetë modelja nuk e priste që në vend të komplimenteve, të përballej me kritika.

banner

Hadid reagoi me një postim në “Instastory” duke u shprehur se ishte e “tronditur” dhe e “mërzitur” nga ky krahasim që njerëzit i kanë bërë këtij koleksioni atletesh me ngjarjet mizore të vitit 1972.

“Ekipi im duhet ta dinte këtë! Adidas duhet ta dinte dhe unë duhet të kisha bërë më shumë kërkime, në mënyrë që të kisha kuptuar gjithçka dhe të flisja”, u shpreh Bella.

Adidas tashmë ka kërkuar falje për fushatën dhe ndikimin negativ që solli:

“Vazhdojnë të bëhen lidhje me tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Lojërat Olimpike të Mynihut, për shkak të fushatës sonë të fundit SL72,” u shpreh marka e këpucëve në një deklaratë në “Instastory” të llogarisë zyrtare në “Instagram”.

Më tej, për pretendimet se Bella është një mbrojtëse e Palestinës dhe ka prirje anti-izraelite, modelja tha:

“Palestina nuk është sinonim i terrorizmit dhe kjo fushatë theksoi pa dashje një ngjarje që nuk përfaqëson atë që ne jemi”.

Hadid gjithashtu mohoi të ishte antisemitike, duke shkruar: “Antisemitizmi nuk ka vend në çlirimin e popullit palestinez.

“Unë gjithmonë jam për paqen mbi dhunën, çdo ditë,” theksoi ajo. “Urrejtja nuk ka vend këtu dhe unë do të mbroj gjithmonë jo vetëm popullin tim, por çdo person në mbarë botën.”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy