Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve, ka thënë në “Pressing” të T7, se Faton Hajrizin nuk e konsideron “hero”, por as “kriminel”.
Ai tha se nuk mund ta quaj kriminel përderisa nuk ka pasur një gjykim ndaj tij, sesi ka ndodhur rrjedha në Serbi.
Ndërkaq, tha se nuk është as hero sepse ai është arratisur nga burgjet e pasluftës, pra të Kosovës së pavarur – nuk është mbajtur si “patriot”.
“Fatonin nuk do ta konsideroja asnjëherë si hero sepse nuk konsiderohet hero dikush i cili në kohën e pasluftës arratiset nga një burg i cili është dhënë si privilegj për shkak të kohës së kaluar në burg dhe krimeve të kryera në vazhdimësi. Nuk mund ta konsideroj as kriminel për as kohë sa nuk ka një gjykim kundër tij, sepse nuk e di sesi në Serbi ka ndodhur vrasja e policit në Serbi”, ka thënë ai
“Mendoj që folklorizmi duhet të ikë, liria nuk ka emër të Faton Hajrizit, bile ka emër pa këtyre që janë gjallë. Liria ka emër të atyre që nuk janë me ne, ka emër të atyre që kanë lënë gjurmë që ne të kemi institucione të pavarura”, ka deklaruar Berisha. /Gazeta Express