Paneli i Gjykatës Supreme në Hagë ka lëshuar vendimin mbi kërkesën e Sali Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, ku ai ka ngritur pesë pika që lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit.
“Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit.”
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se kërkesa e tij është miratuar pjesërisht dhe është anuluar pjesa e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e Mustafës me 22 vjet burgim.
Në njoftim thuhet se paneli i Gjykatës Supreme ia ka kthyer çështjen panelit të apelit për të shqyrtyar uljen e dënimit.
“Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg. Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme.”