Izraeli bombardon kryeqytetin e Libanit – publikohen pamjet e para nga Bejruti

by Nexhat

Izraeli thotë se ka sulmuar kryeqytetin libanez Bejrutin, ku cak ishte komandant të Hezbollahut, të cilin e ka fajësuar për sulmin vdekjeprurës në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se “Hezbollahu e kaloi vijën e kuqe” përmes një mesazhi në rrjetet sociale disa minuta pasi ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin të martën

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin “kryer një sulm në Bejrut në përpjekje për të eliminuar një komandant, i cili është përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Majdal Shams dhe vrasjen e shumë civilëve të tjerë izraelitë”.

Izraeli nuk ka dhënë detaje se si është kryer sulmi, raporton cnn.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA tha se sulmi u krye nga një dron që lëshoi tre raketa.

Deklarata e IDF erdhi menjëherë pasi agjencia televizive Al Manar e drejtuar nga Hezbollahu raportoi për një shpërthim të fuqishëm që u dëgjua në periferi të kryeqytetit libanez.

Ndryshe, zona është një pjesë e populluar e Bejrutit dhe një bastion i grupit militant të mbështetur nga Irani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy