Kelmendi kërkon nga kryeprokurorët efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, .

Në njoftim thuhet se është parashikuar edhe mundësia e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara apo edhe e shfrytëzimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, “krejt kjo me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit të shtetit për shkak të mos veprimit adekuat të prokurorëve”.

banner

“Po ashtu në takim u diskutua edhe mundësia e pjesëmarrjes së prokurorëve të shtetit në trajnimet e Akademisë së Drejtës Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera profesionale”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy