Komisionieri Varhelyi merr mesazh të ashpër nga Zyra e kryeministrit, i thonë që dialogu s’është punë e tij

by Nexhat

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, i ka reaguar Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, i cili ka kërkuar nga Kosova që të bëjë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, .

Zulfaj i cili udhëton me Kurtin në takimet e Brukselit që lidhen me dialogun, me një gjuhë jo edhe shumë diplomatike, i ka thënë Komisionerit të BE-së që dialogu është punë e tjetër kujt dhe i ka sugjeruar që të fokusohet në procesin e zgjerimit.

banner

“E pash sugjerimin tuaj, z Varhelyi, për Asociacionin në Kosovë, pa e përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së, meqë dialogu është në portfolion e dikujt tjetër”, ka shkruar Zulfaj.

Varhelyi, siç ka njoftuar Komisioni Evropian, ka kërkuar nga Kosova që të procedojë me dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Draftit për Asociacionin

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes dialogut. Presim që palët të vazhdojnë me përpjekjet e vazhdueshme për deeskalim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut – duke filluar me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Jeton Zulfaj/Saw your suggestion, Mr. Varhelyi, on ASMM in Kosova, without mentioning the Brussels Basic Agreement, i.e., mutual recognition and good neighborly relations. Perhaps it is better for you to focus on EU enlargement since dialogue in Brussels is someone else’s portfolio.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy