Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.
Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.
Në repasazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.
Kujtojmë se Kosova deri më tani numëron një medalje olimpike pas të argjendtës që e fitoi Distria Krasniqi, ndërsa shpresojmë që edhe Laura të stoliset me medalje./Telegrafi/