Situata në Trepçë, të mërkurën mblidhen sindikalistët  

by Nexhat

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të së mërkurës do të mblidhen për të shqyrtuar situatën e krijuar në këtë ndërmarrje, ku punëtorët nuk e kanë marr ende pagën e qershorit.

Sindikata në një postim në Facebook shkruan se takimi do të mbahet në ora 07:00

“Duke pasur parasysh situatën e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepça Sh.A. dhe vështirësitë financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër (mërkurë) nga ora 07:00 të takohemi në mensën e minierës në Stan Tërgut.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, punëtorët e minierës së Stan Tërgut ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet ndërmarrja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy