Situatë kritike nga zjarret në Shëngjin, flakët rrethojnë “Ranën e Hedhun”, evakuohen turistët e banorët

by Merita

Situatë kritike paraqitet nga zjarri në Shëngjin, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht se është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e tyre.

Flakët u janë afruar shumë afër resorteve e banesave, duke bërë që gjatë natës të evakuohen turistë të shumtë që po pushonin këtë zonë në pikun e sezonit turistik, si edhe banorë të zonës.

banner

Zjarri doli jashtë kontrollit mesnatën e 30 korrikut, ndërsa policia bllokoi rrugën që të çon drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

20 mjete zjarrfikëse janë në terren nga disa qytete, Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore.

Zjarri që ka rënë në Malin e Shëngjinit prej të shtunës, u riaktivizua pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy