Abdixhiku propozon 26 janarin si datë të zgjedhjeve- “Vendit i duhet sa më parë qeveri që parandalon zhbërjen e shtetit”

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit konsultativ të thirrur nga presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta. Ai ka thënë se “sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale”. Sipas tij kjo e bën përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit dhe të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm.”

“Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm.”

banner

Abdixhiku ka thënë se në takim ishin të pranishme 13 parti politike dhe se aty nuk morën pjesë VV dhe Lista Serbe.

“Në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.”

Njëjtë si Krasniqi e Haradinaj, edhe Abdixhiku ka propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Ai ka shtuar se “vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit”.

“Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme.”

Ai ka shtuar se “zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë”.

“Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy