Bislimi uron Ardita Sinanin për postin e kryetares së Preshevës: Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm

by Nexhat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka uruar Ardita Sinanin e cila në zgjedhjet e fundit u zgjodh kryetare e Preshevës.

Bislimi tha se do të kenë “bashkëpunim të pandashëm”, ndërsa u zotua për mundësi të reja për bashkëkombasit në Preshevë.

banner

“Në zgjedhjet e fundit Presheva zgjodhi në krye të Komunës Ardita Sinanin, të cilën e përgëzoj për fillimin e marrjes së detyrës. Qytetarët atje treguan një vullnet të qartë politik dhe të modelit me anë të të cilit duan të shohin komunën e tyre duke u qeverisur. Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Bislimi u tregua optimist se me Sinanin në krye, preshevarët do të kenë ndryshime të prekshme

“Andaj, ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, të cilët përmes udhëheqjes së Arditës do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy