Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

by Nexhat

Trajneri i Man City, Pep Guardiola, ishte i impresionuar me atë që pa nga Barcelona në ndeshje miqësore në SHBA.

City dhe Barcelona luajtën baras 2-2, derisa në penallti katalunasit triumfuan me rezultat 4-1

Pep Guardiola ka thënë se i pëlqeu jashtëzakonisht shumë nga ajo që pa te Barcelona e Hansi Flick,

“Më pëlqyen shumë. Sezoni është i gjatë, por më pëlqyen”.

“Loja pozicionale është e jashtëzakonshme, anësorët luajnë si krahë, lojtarët e brendshëm shkojnë përpara, mbrojtësit e krahut sulmojnë në hapësirë. Kishim probleme, sigurisht. Sa herë që dilnin përpara shënonin kundër nesh. Është normale, ne jemi shumë të rinj”, tha Pep Guardiola.

Barcelona në këtë takim luajti me shumë lojtarë të ri, pasi yjet kryesorë të skuadrës si Lamine Yamal, Frenkie de Jong, Pedri, Ronald Araujo, Ilkay Gundogan, Ferran Torres, Gavi, Fermin Lopez, Jules Kounde apo Ter Stegen ende nuk janë bashkuar me skuadrën për shkak të lëndimeve apo pushimeve.

Flick do të marrë besim nga ky lavdërim nga Guardiola dhe do të shpresojë që skuadra e tij të vazhdojë përparimin e tyre dhe të mposhtë Real Madridin në El Clasico e ardhshme të shtunën në SHBA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy