​LVV preferon vjeshtën për zgjedhje

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje preferon që zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Në partinë në pushtet thonë se opozita s’mundet më t’i shtyjë pambarimisht zgjedhjet, andaj në takimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike duhet të caktohet data e zgjedhjeve mes vjeshtës dhe fillimit të vitit të ardhshëm.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja thotë se Bashkimi Evropian duhet të marrë shumë seriozisht refuzimin e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, që sipas tij u dëshmua edhe me deklarimin e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq. Duke folur për presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, ai thekson se Kosova do t’i zbatojë obligimet e veta, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e vendit si dhe kur ka një plan objektiv të sekuencimit të marrëveshjes. Ndërkaq, flet edhe për mundësitë e rritjes së pagave në sektorin publik para zgjedhjeve të reja parlamentare

“Opozita nuk mundet t’i shtyjë zgjedhjet pambarimisht, ato duhet të mbahen në afatin e rregullt. Çdo herë kur ka dakordim, gjashtë muaj para afatit të zgjedhjeve të rregullta, presidentja e vendit me dakordim të gjithë subjekteve politike mund të caktojë një datë të zgjedhjeve. Mund të jetë kushtimisht nga vjeshta e vonshme deri në mes të shkurtit. Ky është afati që duhet të organizohen zgjedhjet, por i takon presidentes që të gjejë këtë konsensus”, thekson Muja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy