Osmani: Befasi që nuk i ngritet aktakuzë Radoiçiqit, Vuçiqi është koka politike e sulmit në Banjskë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është për t’u habitur fakti që institucionet e Serbisë ende nuk kanë ngritur aktakuzë për arrestimin apo kapjen e Milan Radoiçiq si kreu i grupit që bëri agresionin në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se ka dëshmi të mjaftueshme për lëshimin e atakuzës ndaj Radoiçiqit.

banner

“Nuk mund të presim që Serbia të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në ndjekje penale apo aktakuza, apo burgosje të personave të cilët e kanë kryer aktine agresionit kundër Kosovës. A e dini pse? Sepse janë politikanët në krye të Serbisë që e kanë urdhëruar një sulm të tillë, kjo dihet mirëfilli. Sa i përket Kosovës kjo është çështje që vërtetë është vështirë të kuptohet me të gjithë ato dëshmi që janë mbledhur nga Policia e Kosovës, nga AKI-ja, nga partneriteti i ynë me aleatët, nga institucionet e tona të sigurisë dhe deri tani të mos ketë aktakuzë për një person që siç e dini që ka pasë edhe më herët prova që t’i ngritet. Por përkundrazi ka ndodhë një gjë e paprecedentë pra i është tërhequr urdhërarresti, duke thënë për arsye që nuk janë dëgjuar më parë, për arsye taktike”.

Ajo ka pohuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qenë koka politike e sulmit në Banjskë.

“Ato arsye taktike ato dokumente të lëshuara nga institucionet e sigurisë, u dhanë zemër të hyjnë në Kosovë dhe ta sulmojnë Kosovën. Sepse kanë menduar të hyjnë pa asnjë therr në këmbë, i kemi parë të gjitha provat krimineli Radoçiqi nga konteksti praktik e ka pranuar se e ka kryer këtë sulm, sepse nga konteksti politik Vuçiq është koka e këtij sulmi. Mos të ngritet aktakuzë ndaj dikujt është befasi tepër e madhe, mendoj se të gjithë ne duhet të kërkojmë përgjegjësi se pse nuk po ngritet atakuza”, ka thënë Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy