Policia në Pejë ka njoftuar se dje në fshatin Nakell një person është kanosur me armë nga një tjetër.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me ankuesin i njëjti deklaron se deri sa ishte fjalosur me njёrin nga tё dyshuarit, atёherё ka ardhur edhe i dyshuari tjetёr dhe i njëjti e kanos me armё ankuesin, dhe ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs.”
Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një pushkë ajrore.
Të dyshuarit janë arrestuar, njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë e tjetri është liruar në procedurë të rregullt
“Tё dyshuarit janё arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit njёri nga tё dyshuarit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr lirohet nё procedurë tё rregullt.”