“Ekzistenca e garancive të forta për sigurinë e trashëgimisë kulturore serbe dhe funksionimin normal të objekteve të adhurimit serb do të vazhdojë të jetë një nga kërkesat tona kryesore në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, ka pretenduar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e që në të vërtetë është e ngarkuar për propagandë armiqësore ndaj Kosovës, Petar Petkoviq.
“Nëse dikush mendon se përmes revizionizmit historik dhe veprimeve agresive ndaj trashëgimisë serbe në Kosovë, do të mund të fshihet karakteri serb i këtij territori, duhet të ketë parasysh se ky territor është tokë e shenjtë serbe, dhe se nuk ka forcë që do të mund ta ndryshojë atë fakt”, në mungesë të imagjinatës, Petkoviq kopjon frazat boshe të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq nga shekulli i kaluar.
Në një intervistë për tabloidin në shërbim të regjimit aktual serb, “Kurir” lidhur me vendimin e Komitetit të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të mbajë katër manastiret serbe në Kosovë në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, ai ka thënë se është marrë “në bazë të vlerësimeve objektive të situatës politike dhe të sigurisë në terren”.
“Dhe për sa kohë që manastiret e KOS-së janë lartë në agjendën e UNESCO-s, ajo ofron mbrojtje shtesë kundër shkatërrimit, dëmtimit ose uzurpimit të pasurive serbe të Nemanjiqëve nga ekstremistët shqiptarë”, ka thënë Petkoviq
Ai ka shtuar se është e rëndësishme që UNESCO ka pranuar se situata politike në terren është arsyeja për të vazhduar mbrojtjen e këtyre monumenteve.
“Kjo flet shumë se ku është burimi i problemit dhe se serbët në Kosovë dhe objektet e Kishës Ortodokse Serbe “janë çdo ditë në rrezik” të shkatërrimit dhe zhdukjes”, vazhdon Petkoviq në propagandën e tij.
Ai ka pretenduar se Patriarkana e Pejës, Manastiret e Deçani dhe Graçanicës dhe kisha Levishka janë “katër monumentet më të bukura ortodokse serbe dhe vendet e gjalla të besimit në Kosovë”, por gjithashtu ka pretenduar se pavarësisht “shqetësimit” të UNESCO-s për fatin e tyre, “sulmet thuajse të përditshme ndaj vendeve të tjera të shenjta serbe dhe pronës së Kishës Ortodokse Serbe në “krahinën tonë jugore” kalojnë nën radarin e publikut botëror