Sveçla nga Shkupi: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

by Nexhat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla sot në takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski në Shkup tha se për rastin e arrestimit Burim Ramadani është prononcuar edhe vetë Gjykata e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk duhet të lejohet që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve,

I pyetur se pse kërkon që Ramadani të mos ekstradohet në Serbi, ndërsa Kosova nuk i dorëzon Maqedonisë së Veriut dy personat e dënuar për terrorizëm, Sveçla u përgjigj se për ekstradimin e dy personave në fjalë është e udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë

“Për rastin e të cilët pyetët është udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë. Për rastin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit tonë për rastin e njëjtë është deklaruar është deklaruar vetë gjykata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë se ne jemi të gatshëm që të punojmë si dy vende mike”, tha Sveçla.

Ai tha se nuk do të lejojmë që kërkesat e një vendi të tretë për raste kriminale, të cilat nuk kanë asnjë bazë ligjore as në të drejtën ndërkombëtare ta vështirësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy