Hamasi ka njoftuar vdekjen e liderit të saj Ismail Haniyeh pas një sulmi izraelit në rezidencën e tij në Teheran. Sulmi ndodhi në orën 2 të mëngjesit me orën lokale.
Haniyeh kishte qenë kreu i byrosë politike të Hamasit që nga viti 2017. Ai gjithashtu shërbeu si kryeministër i Autoritetit Kombëtar Palestinez nga 2006 deri në 2007 dhe kreu i administratës së Rripit të Gazës nga 2014 në 2017.
“Një akt frikacak dhe një zhvillim i rrezikshëm” , e cilësoi presidenti palestinez Abu Mazen, i cili dënoi vrasjen e liderit politik të Hamasit, duke ftuar “popullin palestinez dhe forcat popullore për unitet, durim dhe vendosmëri përballë pushtimit izraelit”.
Vrasja e liderit të Hamasit paraqet një përshkallëzim serioz që nuk do të arrijë objektivat e tij, tha zyrtari i fraksionit islamik Sami Abu Zuhri, cituar nga mediat izraelite.
“Vrasja e komandantit Ismail Haniyeh është një akt frikacak dhe nuk do të kalojë pa u vënë re,” shtoi Musa Abou Marzouk, një nga udhëheqësit më të lartë të Hamasit në një nga deklaratat e para.
Garda Revolucionare e Iranit tha se ata “po hetojnë incidentin e vdekjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe do të shpallin rezultatet e hetimit më vonë”.