Abdixhiku bën thirrje që të ndiqet rruga e LDK-së për bojkot të RTK-së

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ për atë që po ndodh me Radio Televizionin Publik të Kosovës. Abdixhiku ka treguar për vendimin e partisë që drejton për ta bojkotuar RTK-në prej më shumë se një viti, për shkak që, siç thotë kreu i LDK-së, ishte kuptuar që RTK ishte kapur nga pushteti.

Abdixhiku ka pasur kritika për partitë e tjera që s’kishin vepruar njejtë dhe thotë se disa mungesën e LDK-së në RTK e kishin parë si mundësi për marrjen e hapësirës televizive

banner

Kryetari i LDK-së tutje thotë se tashmë që po shihet hapur që RTK është kapur dhe që politikat redaktoriale po caktohen nga parapushteti, paralajmërimi dhe vendimi i LDK-së për bojkot marrin kuptim.

“Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se LDK mbetet partia e vetme në bojkotin ndaj RTK-së dhe ka ftuar edhe akterët e tjerë publik që të rreshtohen pas vendimit për bojkot.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

NË VEND TË REAGIMIT

Sot, pra me 1 gusht, mbushen 1 vit e gjysmë që kur LDK vendosi të bojkotoj në tërësi televizionin publik RTK. Asnjë intervistë, asnjë bashkëpunim, asnjë deklarim – deri në shkarkimin e militantëve partiak të vënë në krye të mediumit publik.

Një vit e gjysmë më parë ne kishim kuptuar kapjen e plotë të politikave redaktoriale të RTK-së nga pushteti popullist. Kishim kuptuar dhe ndikimet direkte të ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’ dhe gjithë rreziqet propaganduese që buronin nga një konstrukt i tillë.

Fatkeqësisht, në atë kohë dhe që nga ajo kohë, ne mbetëm të vetëm. Bojkoti ynë, përkundër konsideratës për gazetarët me integritet që i gjeje brenda RTK-së aty këtu, mbeti veçse një paralajmërim. Madje, nga shumë akter politik u pa si një mundësi e mirë e marrjes së hapësirës së lënë nga ne

Disa madje dhe e harruan.

Siç tha një komentator gjumi këto ditë, pse nuk reagoi LDK për sulmet e RTK-së?!

Ndërsa ne në bojkot!

Tani që u pa hapur se kapja, orkestrimi i propagandës e politikat redaktoriale përcaktohen nga pushteti e parapushteti, paralajmërimi dhe bojkoti ynë marrin edhe më shumë kuptim! Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari.

LDK vazhdon të mbetet edhe sot e vetme në bojkotin ndaj mediumit të kapur publik. Ne vazhdojmë të besojmë se veprimet e parapushtetit sulmojnë fundamentet e demokracisë, vlera këto që LDK jo vetëm i ka kultivuar në vend, por dhe i mbronë me çdo mjet! Prandaj sot, secili akter publik, duhet të rreshtohet prapa një qëndrimi si ky! Një vit e gjysmë më vonë, por më mirë vonë se hiç!

Dhe që ta kuptoni, qëndrimet e veprimet e LDK-së, mbi kapjen, grupet parapolitike e propagandën, nuk janë pozicione të garave partiake. Ato janë përfundime konstatuese të shqetësimeve serioze mbi rrënimet fundamentale të vlerave të shoqërisë.

Dhe herët apo vonë do të dalin secila!

Si ajo e kapjes së RTK-së; si ajo e ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’; si e ajo propagandës së sondazheve e mbi të gjitha, e dëmeve të mëdha antishtetare që pushteti i majtë popullist ka shkaktuar për katër vjet!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy