Adnan Rrustemi, presidencës: Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore e refuzuat Konjufcën në takim?

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi presidenca nuk e pranoi Konjufcën si përfaqësues të VV’së me arsyetimin se takimi ka qenë në nivel kryetarësh.

Rrustemi ka thënë se Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht.

banner

Ai ka shtruar pyetjen: “Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”

“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”, ka shkruar Rrustemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy