Çka ndodhi në Aeroportin e Shkupit me Presidenten Osmani? Zv.ministri i MPB-së së Maqedonisë së Veriut jep detaje

by Nexhat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është përballur me një situatë të paprecedentë në Aeroportin e Shkupit.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, tha për Gazetën Express  se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

Lidhur me këtë situatë, Astrit Iseni, zv.ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut foli në Pressing në T7, ai tha se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta.

“Të punësuarit në MPB kanë dalë në ngjarje janë duke e përcjellë situatën janë në komunikim me prokurorin që ka qenë i angazhuar. Për peridhë të shkurtë kohore hetuesit së bashku me prokurorin do ta bëjnë punën e vetë. Më së miri është të presim hetuesit së bashku me prokurorin ta japin verdiktin final”, tha Iseni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy