Fulham rrit ofertën për McTominay – Man Utd pritet ta pranojë shitjen e tij

by Nexhat

Fulham është i interesuar për Scott McTominay të Manchester United dhe ka dorëzuar ofertën e dytë për mesfushorin skocez.

Muajin e kaluar, Fulham pa ofertën e tyre paraprake për McTominay të refuzuar nga Manchester United, të cilët besuan se oferta ishte më e ulët se sa pritjet e tyre

Sipas The Guardian, Fulham tani ka paraqitur një ofertë të re me vlerë 24  milionë euro pasi ata kërkojnë të shtojnë kualitet në skuadër, pasi janë afër Emile Smith-Rowe nga Arsenali.

Sipas raportit, vlera e ofertës së dytë është ende nën vlerësimin e Manchester United për 27-vjeçarin. Djajtë e Kuq presin që një ofertë rreth 30 milionë euro për mesfushorin, ndërsa për lojtarin ka interesim edhe nga klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahce.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbajtur McTominay me klubin për një sezon tjetër, megjithatë klubi ka shpenzuar dhe duhet të shes këtë verë.

Mesfushori skocez aktualisht po merr pjesë në turneun e Djajve të Kuq në Shtetet e Bashkuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy