Incidenti që i ndodhi Osmanit në Shkup, Kajtazi: Ka mundësi që Gërvalla nuk reagon fare

by Nexhat

Një incident u raportua se i ka ndodhur presidentes Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Dyshohet se një polic aty ka tentuar që Osmanit t’ia merr gjërat personale asaj si telefonin dhe çantën e dorës.

banner

E ky rast u diskutua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Analisti politik Vehbi Kajtazi, tha se lidhur me këtë rast nuk e përjashton mundësinë që ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, të mos reagojë fare.

“Për inate personale, totalisht janë inate personale. Sepse janë një situatë krize apo çarje të raporteve të tyre, krejtësisht për interesa të tyre politike, partiake. Dhe tashmë zonja Gërvalla njihet tashmë në publik se inatin se fsheh dot”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Derisa lidhje me rastin ka reaguar Zyra e Presidentes.

Këshilltari për media Bekim Kupina, tha për Klan Kosovën, se vërehej qartë se kishte qëllime që të provokohej delegacioni i Kosovës. për të shkaktuar ndonjë incident

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy