Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pengua në Aeroportin e Shkupit ka reaguar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga BDI-ja – tash në opozitë.
“Kosova, na fal”, ka shkruar fillimisht ai.
Më pas ai hedhur kritika ndaj pushtetit të Maqedonisë së Veriut.
“Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vazal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pakurrizor, nga faqebardhë në faqezinjë, nga të ditur në injorant, nga guximtar në frigacak, nga qeverisës në shëbëtorë, nga fitnitar në humbës, nga Europa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq”, ka shkruar ai në Facebook