Sot në Binçë të Vitisë u lartësua figura madhore e Ipeshkvit të parë të Kosovës së lirë, Imzot Mark Sopit.
Daut Haradinaj i AAK-së shpreson që një ditë të ngritet busti i kryeimamit Rexhep Boja.
Ai thotë se historia jonë mburret me figura sikur ta.
“Sot ne Binçë të Vitisë u lartësua figura madhore e Ipeshkvit të parë të Kosovës së lirë, Imzot Mark Sopit. Historia jonë mburret me figura si Rexhep Boja e Mark Sopi, si faktor unifikues të kombit shqiptar. Shpresoj që shpejt të bashkohemi në ngritjen e bustit të krye imamit Rexhep Boja, pas zbulimit të bustit të mikut tonë familjar, Ipeshkvit Mark Sopit”, shkruan Haradinaj