Noizy ishte këngëtari i përfshirë në rrahjen e mbrëmshme masive në diskotekën në Pejë

by engel

Dje në media u raportua për një përleshje mes dy grupeve në Sancy Club në Pejë, e cila përfshinte edhe reperin e njohur Noizy. Në përgjigje të këtyre raportimeve, një reagim ka ardhur dhe nga menaxherët e klubit. Në një intervistë ata sqaruan se incidenti i përmendur ka ndodhur jashtë ambientit të klubit dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet brenda tij.

Ata theksuan se: “Sancy Club ka përcjellë me shqetësim raportimin e bërë në disa media, ku shkruhet mbi një incident të një artisti në ambientet e diskotekës sonë. Duke qenë se i detyrohemi publikut, dëshirojmë të sqarojmë se rasti i përleshjes mes personave të raportuar në media ka ndodhur jashtë ambientit të Sancy Club në Pejë dhe jo brenda diskotekës. Ne sigurojmë të gjithë mysafirët tanë se siguria brenda Sancy Club është 100% e garantuar, ashtu si në çdo mbrëmje tjetër”.

banner

Menaxheri theksoi se Sancy Club nuk merr përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin jashtë ambienteve të tij, pasi ato janë jashtë kompetencave të sigurisë së klubit. Hetimet për rastin kanë nisur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit, pasi të marrë gjeturat e Policisë, do veprojë në përputhje me dispozitat ligjore”, tha Nikçi. Ky incident, ndonëse i ndodhur jashtë Sancy Club, ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë në ambiente të ngjashme dhe thekson rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë vizitorët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës. Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.

Kujtojmë se Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit, ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin./Ora news

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy