“Nuk flasin më me njëri-tjetrin”/ Miku i Princit Harry trondit me deklaratën: Mbreti Charles nuk i hap as telefonin…

by Merita

Një mik i ngushtë i Princit Harry pohon se Duka i Sussex-it nuk komunikon më me babanë e tij, mbretin Charles III. Pavarësisht takimit të dyshes babë e bir në shkurt gjatë udhëtimit të Harryt në Londër pas diagnostikimit të kancerit të mbretit, komunikimi i tyre që atëherë është bërë inekzistent.

Dhe ndërsa takimi i tyre 45-minutësh thuhet të ketë qenë pozitiv, monarku 75-vjeçar, nuk i pranon më telefonatat e djalit të tij apo nuk u përgjigjet letrave, sipas njerëzve të afërt me Harry-n.

banner

“Ai është bërë i padisponueshëm tani” tha miku i dukës për People. “Thirrjet e tij mbeten pa përgjigje. Ai është përpjekur të flasë për shëndetin e mbretit, por edhe ato thirrje mbeten pa përgjigje.”

“Harry është i frikësuar dhe ndjen se i vetmi person që mund të bëjë diçka për këtë është babai i tij”, tha një burim për median, duke vënë në dukje se princin e shqetëson mungesa e sigurisë. “Harry është i vendosur të mbrojë familjen e tij me çdo kusht,” shtoi burimi.

Më herët këtë vit, Gjykata e Lartë e Londrës vendosi t’u hiqte Sussex-ëve mbrojtjen e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar të financuar nga taksapaguesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy