Osmani kritikonte Qeverinë Haradinaj në 2019 për grevën e minatorëve, Deliu: Qysh ke ajo kënga “mjeshtër i mashtrimeve”

by Nexhat

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në vitin 2019 kishte publikuar një postim duke kritikuar Qeverinë e atëhershme që t’ua realizojë kërkesat e minatorëve të Trepçës në vend së të dyfishojë numrin e këshilltarëve.

E, në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu duke e quajtur Osmanin “Mjeshtër të mashtrimeve”

banner

“Qysh ke ajo kënga, mjeshtër i mashtrimeve. Megjithatë, këtu pajtohem plotësisht”, ka shkruar Deliu duke shoqëruar edhe postimin e Osmanit të publikuar në vitin 2019.

Ndryshe, minatorët e minierës “Trepça”, thuajse çdo muaj përballen me vonesa të pagave. E pagën e muajit qershor si dhe shujtat e korrikut ata ende nuk i kanë marrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy