PEJË/Rrahje mes disa personave në një diskotekë, dyshohet se u përfshi edhe një këngëtar

by Nexhat

Disa persona dyshohen se janë përfshirë në një rrahje në orët e para të ditës së enjte në një diskotekë në Pejë. Deri tani, lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi se janë në pritje të të gjeturave të Policisë dhe do të veprojnë konform dispozitave ligjore. Tha se dyshohet që në këtë rast, i përfshirë ishte edhe një këngëtar.

banner

“Është iniciuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi të marrë të gjeturat e policisë, do veproj komform dispozitave ligjore”, konfirmoi Nikçi për “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se hetuesit policorë po punojnë në identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në rast. Ndërsa, bëri të ditur se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, konfirmoi Gashi.

Zëdhënësi bëri të ditur se rasti është në fazë të hetimeve, ndërsa theksoi se dyshohen që të përfshirë në rrahje ishin rreth 8 persona.

“Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, shtoi Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy