Stano e ripërsërit: Çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të dalë nga dialogu në Bruksel

by Nexhat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot edhe një herë për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Stano ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.

Stano ka thënë se ky është qëndrimi i Brukselit zyrtar dhe se çfarëdo vendimi për hapje të Urës, duhet të dalë nga diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut.

banner

 “Qëndrimi ynë i përgjithshëm është që marrëveshjet e arritura në kuadër të kornizës së dialogut duhet të implementohen. Çdo hap dhe veprim duhet të zgjidhet dhe të diskutohet në kuadër të dialogut.Çështja e rihapjes Urës së Ibrit është çështje e dialogut. Çfarëdo vendimi për ta hapur duhet të bëhet në dialog.”, ka thënë Stano

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy