“Bukë s’kemi”, minatori i bën thirrje Kurtit për ekzekutimin e pagave

by Nexhat

Minatorët e minierës së Trepçës kanë hyrë në grevë tash e 25 ditë për shkak se janë bërë dy muaj që ata nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Miftar Mehmeti, një nga minatorët e përfshirë në grevë, ka shprehur shqetësimin për mungesën e “reagimit të duhur” të Qeverisë në lidhje me situatën e tyre.

banner

“Prej se jemi në grevë për 25-26 ditë, deri para një javë nuk ka pasur asnjë reagim nga askush. Kjo është absurde, nuk e di se çfarë do të ndodhë,” ka thënë Mehmeti.

Në një apel drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij, Mehmeti ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për zgjidhje në këtë çështje.

“Apel i bëj Kurtit dhe Qeverisë së tij, merru vesh me menaxhment, me drejtorë, në qoftë se ke një lloj pretendimi për hakmarrje ndaj punëtorëve po të lutna si vëlla, lej këto, hakmerru në individë të caktuar që ta merr menja që janë keqbërës… Shumë minatorë po më shkruajnë për vështirësitë e tyre. Janë në pyetje edhe 5 euro. Jemi në kushte të këqija, se kemi këtë për propaganda”, ka thënë ai.

Mehmeti gjithashtu ka ndarë një moment emocional duke treguar për përpjekjet e tij për të siguruar një punë për djalin e tij 13-vjeçar, vetëm për të siguruar bukën e gojës.

“Kam qajtur në mëngjes kur më ka thënë për punë, vetëm që të blejmë harq,” ka thënë ai për emisionin Rreth e Rrotull.

Ai ka theksuar se minatorët janë të detyruar të qëndrojnë në grevë deri sa pagat të ekzekutohen, duke shtuar se është e pamundur të kthehen në punë pa pasur ushqim në shtëpitë e tyre.

“Si mund të shkoj në punë pa bukë? Si mund të mbaj 50 kilogramë në dorë për 8 orë, ose të hyj në temperatura të larta pa pasur bukë? Kjo është si vetëvrasje. Ne nuk jemi ata që nuk duam të punojmë, por nuk kemi koment për atë që po ndodh me minatorët nga qeveria jonë,” është shprehur Mehmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy