139
Sot ka diplomuar gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit, përveç udhëheqësve të Policisë, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla e ai i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Ceremonia ku janë shpërndarë edhe certifikatat e diplomimit është mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.