Fazliu: Udbashi Sahit Ismalji kishte torturuar psiqikisht nënën dhe hallën time, ditën kur ranë heronjtë Fahri Fazliu e Afrim Zhitia

by Nexhat

Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve të kombit Bahri dhe Fahri Fazliu, ka bërë të ditur torturat që nënës dhe hallës së tij iu janë bërë nga pjesëtari i UDB-së, Sahit Ismajli.

Në një postim në Facebook, Fazliu ka treguar se Ismajli i kishte arrestuar dhe torturuar psikikisht nënën e tij, Bahrijen, dhe hallën e tij, Fahrijen, më 2 nëntor 1989, ditën kur ranë heroikisht Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

banner

“Është e vërtetë që krimineli dhe udbashi Sahit Ismajli i kishte arrestuar, marrë në pyetje dhe torturuar psiqikisht nënën time, Bahrijen dhe hallën time, Fahrijen, më 2 nëntor të vitit 1989, ditën kur ranë heroikisht Heronjtë e Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Ballë-hapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!”, ka shkruar Fazliu.

Emri i Sahit Ismajlit është përmendur edhe nga ish-e burgosura politike, Fexherie Shala, e cila në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer për torturat dhe tmerret që ka përjetuar nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së, duke veçuar torturuesin Sahit Ismajli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy