Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau gruan në Graçanicë, gjykata jep detaje: E përplasi në shkallë betoni

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij në Graçanicë, D.ZH.

Një grua 41 vjeçare me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.

banner

Gjykata tha se nëse i  pandehuri D.ZH gjendet në liri ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengojë rrjedhën e procedurës penale dhe se ai mund të arratiset.

Gjykata në njoftim po ashtu ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti tragjik

“Me datë 31.07.2024 rreth orës 21:15min, në fshatin Gushtericë e Poshtme, Komuna e Graçanicës, përkatësisht në shtëpinë e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes bashkëshorten e tij, përkatësisht tani të ndjerën M.ZH, në atë mënyrë që meqenëse i pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me t’u kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes, e njëjta dërgohet në QKUK dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mëngjesit ndërron jetë”.

“Gjykata vlerësoi se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti, se nëse i  pandehuri D.ZH gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, i njëjti mund të arratiset dhe mund të largohet nga vendi, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë,  po ashtu ekziston rreziku i asgjësimit apo ndryshimit të provave si dhe ndikimi në dëshmitarë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy