Zgjedhjet e 4 gushtit, opozita mban në Himarë mitingun përmbyllës të fushatës

by Nexhat

Në Himarë është mbajtur mbrëmjen e sotme mitingu përmbyllës i kandidatit të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.

Të pranishëm në takimin e ditës së sotme ishin eksponentë të shumtë të opozitës, si deputeti Flamur Noka, Luçiano Boçi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule

banner

Gjatë fjalës së tyre, eksponentët e opozitës kanë bërë thirrje për votimin e kandidatit të koalicionit opozitar, duke thënë se në të kundërt, pronat e himariotëve do i kalojnë oligarkëve.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen ditën e diel në 4 gusht, ku përballë njëri-tjetrit garojnë kandidatët Petro Gjikuria i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy