Arrestohen katër qytetarë serb të dyshuar për krime lufte

by engel

Katër serbë janë arrestuar sot në mëngjes në Pasjan afër Gjilanit, për krime të dyshuara lufte, kështu kanë treguar për mediet serbe anëtarët e familjes së të arrestuarit Dragan Niçiq, një arsimtar në pension. Përveç Dragan Niçiqit, janë arrestuar edhe Dragan Cvetkoviq, Slobodan Jevtiq dhe Milça Shoshiq.

Ata janë arrestuar nga operacioni i njësive speciale të policisë nga Prishtina në komandën policore të rajonit të Gjilanit, pa specifikuar detaje të tjera, pasi rasti nuk është në juridiksionin e tyre.

Aksioni është kryer me urdhër të prokurorit special nga Prishtina, kanë deklaruar familjarët e të arrestuarit Niçiq, duke shtuar se policia gjatë aksionit ka bastisur shtëpinë e tyre, por nuk ka gjetur armë e as ndonjë gjë tjetër të dyshimtë.

Arrestimi i katër serbëve në Pasjan i ka shqetësuar banorët e atij fshati më të madh serb në rajonin e Pomoravljes së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy