Paraburgim 30 ditë: Akuzohen se kishin kryer vrasje, plagosje dhe djeg’je për së gjalli të viktimave civile shqiptare

by engel

Pesë serbëve të arrestuar, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën e “Krimeve të luftës kundër popullatës civile”, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Me heret sot gjate dites, Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e pesë serbëve.

banner

“Me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh, me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.s.”

Sinjali mësoi ekskluzivisht emrat e katër nga pesë të arrestuarve për këtë vepër, bëhet fjalë për: Dragan Cvetkoviq, Dragan Niçiq, Slobodan Jevtiq, Milça Shosiq.

Cilat akuza rëndojnë mbi ta?

Ata akuzohen se kishin kryer vrasje, plagos, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për personat e lartcekur do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy