Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se “po rritet e zgjerohet” aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, shkroi Bislimi në një postim në Facebook.
Ai tregoi se “këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”.
“Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit”, shkroi Bislimi