Boksierja Cindy Ngamba – atletja e parë e ekipit të refugjatëve që fiton medalje në Olimpiadën e Parisit

by Nexhat

Boksierja kamerunase Cindy Ngamba të dielën u bë atletja e parë në Ekipin Olimpik të Refugjatëve që fitoi një medalje në Lojërat e Parisit, duke ofruar shpresë për një ekip të krijuar për të tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së refugjatëve në të gjithë botën.

Fitorja e Ngamba vjen pas një përballjeje të ashpër me boksieren franceze Davina Michel në çerekfinalet e peshave të mesme për femra.

banner

Fitorja do të thotë se ajo të paktën ka shënuar një medalje të bronztë ndërsa kalon në gjysmëfinale, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv.

Ngamba ishte një bartëse e flamurit për 37 atletët që përbënin ekipin më të madh olimpik të refugjatëve që kur lindi ideja përpara Lojërave Verore në Rio de Zhaneiro në 2016.

Ngamba, një anëtare e komunitetit LGBTQ+, u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 11-vjeçare dhe tha se asaj iu dha statusi i refugjatit në vitin 2021, sepse në Kamerun mund të ishte burgosur për homoseksualizëm.

Ajo ka thënë se boksi ka qenë ikja e saj nga kaosi dhe e ka ngritur në skenën ndërkombëtare. Ndërsa disa nga atletët e ekipit kanë fituar tashmë medalje olimpike për vendet e tyre në Lojërat e kaluara, Ngamba është parë si shansi më i mirë i ekipit për medalje në Paris.

Ekipi i refugjatëve ka pasur njëfarë profili në Lojërat e Parisit, duke qenë ndër delegacionet e para olimpike që lundruan përgjatë lumit Seine në ceremonitë e hapjes javën e kaluar, shkruan AP,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy