Caktohet marzha tregtare për produktet e naftës dhe intensifikohet mbikëqyrja e cilësisë dhe sasisë

by Nexhat

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Pas konstatimit, MINT mbrëmë ka njoftuar se ka vendosur ta bëjë rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

banner

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë të produkteve të naftës, të jetë 2 euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë, 12 euro centë për litër.

Vendimi hyn sot në fuqi dhe do të vlejë për 30 ditë, ndërsa zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy