Juventusi ofron para dhe kartonin e një lojtari për transferimin e yllit të Portos

by Nexhat

Juventusi ende po ëndërron transferimin e yllit të Portos, Wenderson Galeno dhe drejtori sportiv Giuntoli raportohet se po përgatitet që t’i ofrojë klubit portugez një lojtar të ‘Zonjës së Vjetër’, për ta lehtësuar marrëveshjen.

Sipas raportimeve gjatë ditës së sotme, Juventusi po e konsideron mundësinë që ta huazojë tek Porto mbrojtësin Tiago Djalo, për të kompletuar marrëveshjen për Galenon

banner

Sulmuesi i Portos shënoi dy gola në rikthimin e jashtëzakonshëm të Portos për të fituar me rezultat 4-3 ndaj rivalëve të Sporting Lisbonën në Superkupën e Portugalisë.

Galeno ka një klauzolë të madhe lirimi në kontratën e tij me Porton, që kap vlerën e 60 milionë eurove, megjithatë Juventusi po synon ta ulë atë në 30 ose 40 milionë euro.

‘Bianconerët’ tashmë kishin synuar një lëvizje për Karim Adeyemin e Borussia Dortmundit në kërkim të një sulmuesi të ri, por duket se gjermani do të qëndrojë në Bundesliga.

Gazzetta dello Sport sugjeron se edhe Francesco Conceicao është gjithashtu një opsion i pëlqyeshëm për klubin.

Kërkimet e Juventusit për përforcime në fazën e sulmit janë rritur gjatë vikendit, pasi trajneri Thiago Motta konfirmoi se Federico Chiesa nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin 2024/2025

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy