Musliu i reagon Mihalit: VV përfituesja më e madhe e Gjykatës Speciale, bartës të juaj punuan nga nëntoka për themelimin e saj

by Nexhat

Sipas deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu, pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Musliu thotë se bartës politikë të LVV-së kanë punuar në nëntokë për të themeluar Gjykatën Speciale, e siç thotë ajo, kjo parti nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, “ata vetem deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër saj”, shprehet deputetja Musliu.

“LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavi punuan fort që kjo gjykatë të bëhëj”, thotë Musliu

Reagimi i Musliut vjen pasi një ditë më parë, Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë që themelimi i Gjykatës Speciale është “padrejtësia më e padurueshme e shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte”. Ajo përmendi edhe kohën dhe mënyrën se si ishte themeluar kjo gjykatë.

“E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona. ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti. Zgjedhjet erdhen, ju shkuat”, shkruan Musliu në Facebook-un e saj

Postimi i plotë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy