Nazmi Gripshi i pandalshëm tek Astana, shënoi gol në fitoren e sotme

by Nexhat

Ish-futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të madhe të dielën për ekipin nga Kazakistani Astana.

Ai shënoi një gol në fitoren e Astanas ndaj Turanit.

banner

Gripshi u inkuadrua në fushë në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores 2:1 e shënoi në minutën e 91-të, në ndeshjen që i takoi javës së 16-të të elitës së futbollit të Kazakistanit. Ai realizoi nga penalltia. 

Për Gripshin është goli i tretë i realizuar në katër ndeshje të zhvilluara me fanellën e Astanas. Gripshi iu bashkua Astanas si lojtar i lirë

Së fundi ishte pjesë e Ballkanit. Me suharekasit, Gripshi fitoi tre tituj të kampionit, një Kupës dhe një Superkupë. Ishte prej më të mirëve në Kosovë. Tani po i dëshmon vlerat e tij edhe në kampionatin elitar të Kazakistanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy