Osmani në Kroaci me ftesë të Milanoviqit, do të ndjekë garën tradicionale me kuaj

by Merita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindoni, do të qëndrojë sot (e diel) në Kroaci me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanoviq.

Çifti presidencial do të ndjekë garën e 309-të vjetore me kuaj që mbahet në qytetin kroat të Sinjit çdo të diel të parë të gushtit që nga viti 1715.

banner

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vjen në alkën e Sinjit me ftesë të presidentit Milanoviq, i cili si vitet e kaluara është edhe sponsor i saj. Ardhja e saj në Sinj është dakorduar më parë me kryesinë e Shoqëria Kalorësit e Alkut, e cila vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorëse në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Zyrës së Presidentit kroat.

“Milanoviq, si sponsor i alkës së Sinjit, e mbështet këtë përpjekje të Shoqërisë Kalorësit e Alkut , kështu që vitin e kaluar ai ftoi presidentin e atëhershëm të Hungarisë, Katlin Novak, në alkën e Sinjit, ndërsa një vit më parë, mysafir ishte, presidenti i asaj kohe i Sllovenisë, Borut Pahor, burrështetasi i parë i huaj në alkën e Sinjit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Sinj, Milanoviq dhe Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radaush dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve”. Me këtë rast ata do të vizitojnë edhe Muzeun e Alkës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy